![]()
Forcat e Armatosura të Turqisë kanë neutralizuar tre terroristë në rajonin Avashin në veri të Irakut në koordimin me ofensivën antiterroriste “Kthetra” që filloi në muajin maj, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.
Terroristët janë neutralizuar në një operacion ajror të avionëve turq, gjatë të cilit janë goditur edhe pozicione armësh, bunkerë dhe strehimore të organizatës terroriste PKK, tha ministria në llogarinë e saj në Twitter.
Ndryshe, operacioni i gjerë antiterrorist “Kthetra” zhvillohet nga 27 maji në rajonin Hakurk në veri të Irakut, me pjesëmarrjen e njësive artilerike, avionëve të Forcave Ajrore dhe komandove, si dhe mbështetjen e helikopterëve “Atak”.
Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.


