Ushtria turke operacione ajrore në veri të Irakut

Mos i humb

Ushtria e Turqisë ka neutralizuar tre pjesëtarë të organizatës terroriste PKK në një sërë operacionesh ajrore në rajonet Avashin-Basjan dhe Sinat-Haftanin në veri të Irakut, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Operacionet ajrore janë kryer në koordinim me ofensivën antiterroriste “Kthetra” të nisur në muajin maj në veri të Irakut, tha ministria në një deklaratë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Europian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e pothuajse 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit