Ushtritë e Rusisë dhe Iranit së bashku në Detin Kaspik

Mos i humb

Marrëdhëniet mes Iranit dhe Rusisë kanë shënuar një përparim të theksueshem edhe në rrafshet ushtarake. Kështu, komandanti i Forcave Detare të Iranit, admirali Huseyin Hanzadi, ka thënë se forcat detare iraniane dhe ato ruse do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta të kërkim-shpëtimit.

Hanzadi ka tërhequr vëmendjen se bashkëpunimi mes forcave detare të të dyja vendeve në Detin Kaspik ka shënuar rritje.

“Kemi marrëdhënie të mira në Kaspik dhe vendet e rajonit janë të vetëdijshëm për këtë. Siguria e Kaspikut është duke u mundësuar nga vendet e rajonit. Për një kohë të shkurtër do të realizojmë një stërvitjet të përbashkët të kërkim-shpëtimit me forcat detare ruse”, u shpreh ai.

Hanzadi duke theksuar se nuk do të lejojnë që asnjë fuqi përveç vendeve të rajonit të gjendet në Detin Kaspik, theksoi se Kaspiku është rajoni i paqes dhe miqësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit