Vaksina Johnson & Johnson miratohet në Zvicër

Mos i humb

“Swissmedic ka autorizuar përkohësisht vaksinën Covid-19 nga korporata farmaceutike Johnson & Johnson për njerëzit e moshës 18 vjeç e lart”, tha Swissmedic në një deklaratë.

Deri më sot Zvicra nuk ka porositur vaksinën e një doze të J & J, e cila është aprovuar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Bashkimin Evropian.

Ndërsa dërgesat kanë filluar në SHBA, Evropa nuk do të marrë vaksinën deri në tremujorin e dytë të vitit 2021.

Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik nuk pret që ajo të jetë në dispozicion deri në vjeshtë.

Swissmedic tha se të dhënat e studimit të paraqitura treguan një efikasitet mesatar prej 66.9% në grupmoshat e hetuara.

“Format e rënda dhe kritike të Covid-19 mund të parandalohen me këtë vaksinë (në pothuajse 85% të rasteve)”, tha Swissmedic.

“Një efekt pozitiv u demonstrua gjithashtu kundër mutacioneve dominuese në Brazil dhe Afrikën e Jugut (variantet SARS-CoV-2)”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit