Vaksina ndaj COVID-19/ Manastirliu: Po punojmë me KE dhe disa shtete të BE, për të qenë në një linjë

Mos i humb

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për vaksinën ndaj COVID-19 dhe oër përpjekjet që po bën qeveria për ta siguruar.

Manastirliu thotë se deri tani qeveria veç parapagesës 3.9 mln dollarë tek COVAX po merret me investimet e nevojshme si dhe po trajnon stafin.

Ajo shton se Shqipëria po punon ngushtësisht me KE dhe disa shtete të BE për të qenë në një linjë me to kur vaksina të dalë.

“Jemi duke punuar për të siguruar të gjithë investimet e nevojshme dhe trajnimin e stafit për vaksinën antiCOVID.

Qeveria shqiptare është angazhuar nëpërmjet instrumentit COVAX dhe ka parapaguar 3.9 milion dollarë për të siguruar vaksinën antiCOVID për grupet e riskuara, për 20% të popullatës.

Jemi duke punuar edhe me Komisionin Europian, por edhe me disa shtete të veçanta të Bashkimit Europian, për të mundësuar që në momentin që vaksina të jetë e disponueshme, Shqipëria të jetë në një linjë me vendet e tjera, për ta patur vaksinën e sigurt, efektive dhe falas për të gjithë qytetarët”, tha Manastirliu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit