Vaksinimi i personelit shëndetësor nga Kosova, marrin dozën e parë të AstraZenecas edhe grupi i dytë në Kukës

Mos i humb

Një grup tjetër pjesë e personelit shëndetësor të Kosovës, udhëtuan sërish drejt Kukësit për të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, kundër Covid-19. 208 bluza të bardha u vaksinuan këtë të shtunë, një javë pasi u vaksinuan 292 kolegë të tyre

Ekipi i personelit shëndetësor u shpreh falenderues ndaj kësaj mundësie dhe pohuan se doza e parë AstraZeneca nuk iu ka shkaktuar efekte anësore kolegëve që e morën javën e kaluar.

Qeveria e Shqipërisë  ofroi mbështetje fillimisht per 500 doza për mjekët e Kosovës pasi qeveria atje ende nuk ka arritur të sigurojë dozat e para të vaksinës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit