“Valixhen do vinin ta merrnin në hotel”, flet kamerunasi i arrestuar në Rinas me 1 mln e 75 mijë euro të falsifikuara: Jam vetëm transportues, nuk e dija që ….

Mos i humb

Një shumë e konsiderueshme parash, të dyshuara të falsifikuara, u sekuestruan në aeroportin e Rinasit.

Plot 1 milion e 75 mijë euro janë sekuestruar të dyshuara false, ndërsa në pranga ka rënë 53-vjeçari kamerunas Josoue Ngankam me leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Në dëshminë tij 53-vjeçar Josoue Ngankam në prani të një përkthyesi dhe avokatit të tij ka thënë për policinë se jeton në Paris dhe aty një person për të cilin ai nuk ia ka gjeneralitetet e plota i ka ofruar punë duke i kërkuar të sillte një valixhe nga Parisi në Shqipëri kundrejt pagesës prej 1 mijë eurosh.

53 vjeçari thotë se nuk ka pasur informacion se në valixhe kishte para të falsifikuara, pasi kur ia kanë dorëzuar i kanë thënë se janë dokumente të rëndësishme.

Gjithashtu 53 vjeçari tha se ka bërë transit në Stamboll e më pas ka mbërritur në Rinas.

Po ashtu kamerunasi nuk ka dhënë të dhëna për personin të cilit do t’i dorëzonte eurot e falsifikuara, pasi sipas tij ai do të akomodohej në një hotel dhe personi do të vinte vetë për të kërkuar valixhen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit