Valon Murati për arritjen e një marrëveshje me Serbinë: Ky moment i ri politik duhet të shfrytëzohet

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka mbajtur sot një konferencë për media ku u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike në vend që ta trajtojnë me seriozitet momentin për arritjen e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

Murati ka thënë se duke mos i trajtuar këto bisedime ka rrezik që ky moment politik të shkojë në dëm të vendit dhe të prodhojë ndonjë zgjidhje të dëmshme si rezultat.

“Forcat politike parlamentare, si ato në Qeveri po ashtu edhe në opozitë, janë duke u treguar të papërgjegjshme duke mos e trajtuar me seriozitetin e duhur momentin historik nëpër të cilin po kalojmë, për të zgjedhur problemin shekullor midis Kosovës dhe Serbisë”.

“Duke mos i trajtuar këto bisedime, ka rrezik serioz që ky moment i rrallë politik të na shkoj krejt huq ose të na prodhojë ndonjë zgjidhje të dëmshme për vendin”.

“Për shkak të kësaj papërgjegjësie, kjo mundësi për zgjidhjen e problemit, mund të shndërrohet në mundësi për thellimin e tensioneve”.

“Letra e presidentit Trump dërguar presidentit Thaçi përbën një moment shumë cilësor ne procesin e ngulfatur të bisedimeve si në raportet brenda vendit po ashtu edhe me Serbinë dhe Bashkimin Europian”.

“Përfshirja e Shteteve të Bashkuara në ketë nivel konsiston edhe në mundësi të re, që të dilet nga kornizat e ngurta të bisedimeve dhe të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme për problemin”.

“Lëvizja për Bashkim konsideron se ky moment i ri politik duhet të shfrytëzohen, për t’i shtruar drejtë zgjidhjet për çështjet e mbetura në mes Kosovës dhe Serbisë. Parimi reciprocitetit duhet të qëndroj në themelet e zgjidhjes së këtyre çështjeve”.

“LB konsideron se përfundim kryesor i këtyre bisedimeve duhet të jetë bërja e Kosovës shtet funksional”.

“Që të arrihet kjo marrëveshja duhet të bëhet nëpërmjet ri-përcaktimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, duke u zbatuar parimi i vullnetit të kombeve si dhe heqjen e privilegjeve bllokuese për pakicën serbe të cilën i përmban Kushtetuta e Kosovës”.

“Çka nënkuptojnë me ripërcaktim të kufijve midis Kosovës dhe Serbinë. Ne nënkuptojnë se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet t’i bashkohen Kosovës. Ndërsa serbët në Leposaviq t’i bashkohen Serbisë”.

“Nuk mundet pesë për qind e popullsisë serbe ta bllokojë gjithë funksionimin e shtetit të Kosovës. Prandaj është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje”.

“LB iu bën thirrje të gjitha partive politike që të dalin jashtë interesave partiake dhe ta trajtojnë me seriozitet këtë moment për arritjen e një marrëveshje përfundimtare”.

“Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike do të ishte një kthim mbrapa sepse një mundësi e tillë vështirë së do të mund të arrihet për një kohë të gjatë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit