Valuta e Iranit shënon rënie të madhe në krahasim me dollarin

Mos i humb

Valuta e Iranit edhe sot ka vazhduar me rënien e saj të madhe në krahasim me dollarin amerikan si pasojë e rritjes së sanksioneve amerikane ndaj Iranit.

Vlera e rijalit iranian sot shënon një rënie në 112.000 rijalë, nga vlera e djeshme që ishte 98.000 rijalë për një dollar amerikan. Shkalla që qeveria iraniane ka caktuar sot është 44.070 në krahasim me 35.186 sa ishte dje kundrejt një dollari.

Valuta e Iranit ka filluar të humbasë vlerën në krahasim me dollarin për një vit ndërsa ky trend negativ në Teheran është përshpejtuar nga muaji maj i këtij viti kur presidenti amerikan Donald Trump shpalli vendimin për tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja ndërkombëtare e programit bërthamor të Iranit dhe paralajmëroi sanksione të rrepta ndaj Iranit që muajin e ardhshëm.

Qeveria e Iranit javën e kaluar shkarkoi guvernatorin e Bankës Qendrore të Iranit, Valiollah Seif. Ai u shpall si një nga fajtorët për rënien e vlerës të rijalit dhe gabimeve në tregun e zi e cila çoi në lehtësimin e ndikimit të valutave të huaja./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit