Vangjush Dako mbërrin në GJKKO për seancën paraprake

Mos i humb

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme. Pas lirimit nga burgu pasi gjykata vendosi ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest në shtëpi” ndaj tij më 27 Shkurt, Vangjush Dako është paraqitur për herë të parë në GJKKO për seancën paraprake.

Shkak për ndryshimin e masës nga ana e gjykatës u bë tejkalimi i afateve të paraburgimit. Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës pa dokumentacionin e nevojshëm.

Pak javë më parë, GJKKO kërkoi nga SPAK që deri në datën 27 Shkurt të plotësojë dosjen edhe me një akt ekspertimi në lidhje me projektin e vijës bregdetare, për të cilën Dako dhe disa ish-zyrtarë dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën.

Afati i përcaktuar nuk u zbatua për shkak të mungesës së akt-ekspertimit topografik. Në këto kushte, seanca u shty për më 18 Mars. Vangjush Dako u arrestua në Qershor të vitit 2023 me urdhër të SPAK, ndërsa u lirua nga “arresti me burg” për t’u vendosur në “arrest shtëpie” në 7 Shkurt 2024.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit