Të rinjtë po bëhen gjithmonë e më shumë të varur nga celularët.
Një studim i ri thotë se kjo varësi ndaj teknologjisë mund të ndikojë në trurin e adoleshentëve. Rezultatet e studimit kanë treguar se ata adoleshentë që janë të varur ndaj celularit janë më të prirur për t’u prekur nga çrregullimet mendore, përfshi depresionin dhe ankthin.
Kërkuesit shkencorë të Universitetit të Koresë, në Seul, kanë gjetur një çekuilibrim në kiminë e trurit të të rinjve të cilët janë të varur nga “smartphone”.
Në studim u skanua truri i 19 adoleshentëve të varur nga interneti dhe u krahasua me trurin e 19 bashkëmoshatarëve që kanë kontroll. Rezultati tregoi se truri i të varurve nga celulari ishte më i prekur nga depresioni, ankthi, pagjumësia dhe impulsiviteti./Mesazhi/