Varrezat murale nuk janë më tabu, shfrytëzohen dy vendet e para në Tufinë: Një shqiptar nga SHBA dhe një austriake

Mos i humb

Një shtetas shqiptar me banim në SHBA dhe një i huaj janë dy të parët që kanë zënë vendet e para në varrezat murale të vendosura për herë të parë në Tufinë.

Përkundër faktit që varrezat murale janë ende një tabu për shoqërinë shqiptare, familjarët e Tomor Kazazit dhe austriakes që ka jetuar në Shqipëri Maria Shenzer vendosën që të afërmit e tyre të qëndrojnë përjetësisht në varrezat murale.

Në kushtet kur numri i vdekjeve në vit në një metropol si Tirana është i madh, sipërfaqet që shfrytëzohen për varreza sa vjen e po shtohen, ndaj varrezat murale po shihen si një zgjidhje e mirë, e aplikuar më herët në shumë vende të botës.

Kjo mënyrë varrimi është risi pasi kursen sipërfaqe dhe përmirëson kushtet e vendvarrimeve. Janë 1440 vënde në të cilat sipas drejtoreshës së përgjithshme të shërbimit funeral do të vendosen eshtrat e personave që kanë ndërruar jetë me shume se 15 vite më parë.

“Të afërm të familjarëve paraqiten pranë institucionit tonë dhe bëjnë kërkesën dhe bëhet fjalë për vendosje të eshtrave mbi 15 vjeçare nga ana ligjore.” tha ajo.

Aktualisht llogariten 1400 varre të amortizuara të cilat sipas drejtoreshës së shërbimit funeral janë të 50 viteve më parë dhe të ndjerët që prehen aty mund të bëhen pjesë e varrezave murale.

“Por në rast se do të procedohet nga agjensia e shërbimeve funerale gjithmonë zhvendosja do të fillojë nga varrezat shumë të vjetra dhe të amortizuara rreth 40-50 pse jo dhe 60 vjecare që nga koha e varrezave të Varrit të Bamit që janë zhvendosur nga Varri i Bamit në varrezat e Tufinës dhe Sharrës”.

438 poste murale janë ndërtuar edhe në varrezat e Sharrës prej të cilave 101 janë shfrytëzuar nga italianët e vdekur në Shqipëri gjatë viteve ’30-’40 pra midis Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore dhe vetëm 7 janë shtetas shqiptarë. Pritet të shihet nëse shqiptarët do të përkrahin këtë mënyrë prehjeje të përjetshme për të afërmit e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit