Vasili: Fundi i qeverisë është i pashmangshëm dhe shumë afër

Mos i humb

Në vijim të komenteve për protestën anti-qeveritare të një ditë më parë nga opozita, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, vlerëson se marshimi paqësor izoloi kryeministrin e vetmuar dhe bretkosat përreth.

Për Vasilin fundi i kësaj qeverie është i pashmangshëm dhe jo i largët.

“Populli izoloi kryeministrin e vetmuar dhe bretkocat perqark tij.

Protesta vuri perballe nderin e moralin e qytetareve ne njeren ane dhe nga ana tjeter kryeministrin e kriminalizuar,te vetmuar,te izoluar dhe bretkocat vetmitare rreth tij,te shplara nga dinjiteti e qe rrine poshte atleteve te tij vetem per ca para te ndyta me shume.
Morali i qytetareve nga njera ane dhe amoraliteti i kryeministrit u ndane nje here e mire.
Kjo ishte nje fitore kaq e madhe, qe kalon cdo fitore tjeter sepse kryeministri dhe kori i bretkocave,
qe kuasin perqark tij kerkonin qe Shqiperia te kthehet ne nje moçal te madh kolektiv ku ata te gjallonin pa siklet dhe pa u dalluar,te ushqyer nga narkothelat dhe ne sherbim te perulur te vetmitarit te madh qe ka zaptuar qeverine.
Ky eshte hapi me gjigand qe populli beri dje duke e vene qoshe te vetmuar dhe te izoluar kryeministrin dhe bretkocat e tij.Fundi eshte i pashmangshem dhe eshte shume afer….”/Ora-news/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit