Duke iu referuar deklaratave të Ramës për Kadastrën, Vasili thekson se kryeministri është kryehajdut serial i pronave. Mes të tjerash ai shton se vjedhja e re e pronave do të këtë emrin digitalizim.

REAGIMI I VASILIT
Kryehajduti i pronave Rama, po thote kapeni hajdutin, pas dhjete vjet vjedhje kolosale !
Kryehajduti serial i pronave Rama me gjoja digitalizimin po pergatit vjedhje e re masive te pronave.
Po ky Rama:
⬛️ Pasi vodhi edhe pronat Komuniteteve Fetare,
⬛️ Pas vodhi egersisht qindra prona pa fund te ushtrise,
⬛️ Pasi vodhi pronat e pushtetit vendor bile hoqi me Ligj edhe votimin me shumice te cilesuar per pronat e bashkive
⬛️ Pasi vodhi mijra e mijra prona te qytetareve te thjeshte duke bere mbivendosje te qellimshme,
⬛️ Pasi vodhi, po vjedh dhe do te vjedhe me mijra prona ne bregdet.

⬛️ Pasi vodhi qindra prona ne qender te qyteteve duke prishur edhe rruget e lulishtet per tua dhene oligarkeve dhe vetes per te ndertuar kulla
⬛️ Pasi vodhi prona per investitore gjoja strategjike, qe nuk ishin asgje tjeter pervecse ministrat dhe klientet e tij oligarke e lloj lloj hajdutesh dhe spekullantesh.
⬛️ Pasi vodhi qindra prona e prishi qindra banesa me gjoja sebepin se do kalonin rruge apo investime publike
⬛️ Pasi vodhi duke i lene pa i regjistruar akoma mijra prona ne bregdetin e Jonit
⬛️ Pasi drejtori i tij Lame tregonte masakren ku vetem ne hipoteken e Durresit ne regjistrat mungonin 780 fletë, 243 faqe ishin të zëvendësuara, 569 faqe ishin të dubluara pra njëjta pasuri rezultonte dy herë, ku ishin 25 faqe të grisura dhe ku ishin 1548 faqe bosh.
Tani po ky Rama pas kësaj vjedhje kolosale makaber te pronave, qe vazhdon, po na thote se:
“Kadastra nuk është fole për qoka. Kadastra është penguar në mënyrë të vazhdueshme nga ju. Flas për kategorinë që ju përfaqësoni, deputetë, ministra dhe kryetar bashkish”.
Deputetet, ministrat dhe kryetaret e Bashkive i ka firmosur qe te gjithe Edi Rama me doren e tij, bile edhe i ka riemeruar e rikandiduar po vete edhe kur hajduteria e tyre ulerinte.
Mijra leje ndertimi me prona te vjedhura firmosen me ndergjegje te plote nga vete Rama ne Keshillin e Rregullimit te Territorit te Republikes, ku eshte kryetar po vete.
Vjedhja e re e pronave do te kete emrin Digitalizim.
Tani nuk do shqyejne me fletet e regjistrave, por do ti hakerojne po keta vete.
Pastaj do thone qe kjo ndodh ne gjithe boten, pastaj do bejne sikur fajesojne Iranin drequn dhe shejtanin, pastaj do bejne sikur luftojne me hakeruesit, pastaj do vjedhin edhe miliona euro per gjoja mbrojtje kibernetike.
Ne fund ajo qe mbetet eshte se pronat do vazhdojne te grabiten nga Rama dhe po ai vete hajduti do te thote kapeni hajdutin.