Vazhdojnë protestat në Hong Kong

Mos i humb

Protesta të ndara po mbahen në dy pjesë të Hong Kongut të dielën në një seri demonstratash, të cilat fillimisht ishin paqësore, por që shpesh përfunduan në përleshje të dhunshme me policinë.

Një turmë e madhe u ul nën çadra duke u strehuar nga dielli i nxehtë gjatë tubimit në Victoria Park në Hong Kong-un qendror. Një grup tjetër doli në rrugë duke marshuar në qarkun Sham Shui Po në Kowloon.

Protestat në Hong Kong kanë vazhduar në javën e nëntë, të cilave nuk ju shihet fundi. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e drejtuesit të qytetit, zgjedhjet demokratike, lirimin e të arrestuarve në protestat e mëparshme dhe hetime për përdorimin e forcës policore kundër protestuesve.

Gjatë tubimit protestuesit mbanin banderola ku shkruhej “Na ktheni përsëri Hong Kongun neve” dhe “Tërhiqni ligjin e keq”, ky i fundit një referencë për projektligjin e ekstradimit që ishte shkëndija e vërtetë për protestat.

Hannah Yu, një organizatore, tha se protesta do të sigurojë një platformë ashtu që njerëzit të tubohen në mënyrë paqësore. Grupet protestuese, si zakonisht kanë zënë rrugët ose kanë rrethuar ndërtesat qeveritare pas marshimeve dhe mitingjeve kryesisht paqësore.

“Ende do të ketë qytetarë që dalin në rrugë për të protestuar, por ne nuk mund t’i kontrollojmë ata dhe ne nuk kemi autorizimin t’i kontrollojmë ata”, tha Yu.

Policia lejoi mitingun në Victoria Park, por nuk miratoi kërkesën e organizatorëve që gjithashtu të zhvillonin një marshim në pjesën lindore të ishullit Hong Kong. Policia gjithashtu nuk dha leje për marshimin në Sham Shui Po, por megjithatë protestuesit vazhduan përpara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit