Vazhdojnë reshjet e dëborës. I ftohti ekstrem zbret deri në Lushnje

Mos i humb

I ftohti mban të mbërthyer Shqipërinë dhe këtë mëngjes dëbora ka zbritur edhe në ultësirën perëndimore.

Në Lushnje këtë mëngjes nisën reshjet e dëborës. Dëborë ra në mëngjes sërish edhe në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Ndërsa më në verilindje, situata mbetet e vështirë në zonat e Dibrës, ku shkollat janë ndërprerë deri në një urdhër të dytë.

Reshjet vijojnë me intenstet të lartë edhe në Bulqizë. Përveç rrugëve që bllokohen janë izoluar nga pjesa tjetër e vendit njësitë Ostren, Trebisht, Martanesh, shumë fshatra të njësisë Zerqan, Shupenzë, Fushë-Bulqizë. Trashësia e dëborës në qytet është 50 cm në njësitë administrative vijon nga 70 deri në 1 metër.

Reshjet e dëborës, të rëna gjatë 24 orëve të fundit, në rrethin e Skraparit, kanë krijuar problematika në këtë qark. Ato kanë sjellë probleme në akset që të çojnë në fshatrat malore drejt Tomorit si dhe kanë bërë që të mbyllet procesi mësimor në 10 shkolla malore.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit