Vazhdojnë sulmet ndaj xhamive në Gjermani

Mos i humb

Përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK kanë kryer një sulm ndaj një xhamie në qytetin Hannover të Gjermanisë.

Në xhaminë Ulu Stade-Bützfleth të Bashkësisë Turko-Islame për Çështjet Fetare (DITIB) rreth orës 02.00 (sipas orës lokale) është kryer një sulm, ku janë thyer dritaret e xhamisë dhe të lokalit rinor në jug të xhamisë.

Në murin e xhamisë me ngjyra janë shkruar slogane dhe mesazhe kërcënuese. Pas ankesës së administratës së shoqatës së xhamisë, policia nisi hetimet lidhur me rastin. Në Gjermani gjatë ditëve të fundit ishin organizuar sulme të ngjashme ndaj xhamive të DITIB-it.

Më 20 dhe 21 janar gjatë natës ndaj xhamisë “Yeşil” në qytetin Minden, në rajonin Nordrhein-Westfalen dhe ndaj xhamisë “Eyüp Sultan” në qytetin Leipzig, në landin e Saksonisë, të dyja të Bashkësisë Turko-Islame për Çështjet Fetare (DİTİB), u kryen sulme të ngjashme nga anëtarët e organizatës terroriste. Ndërsa dje u sulmua edhe xhamia “Eyüp Sultan” në qytetin Frankfurt të Gjermanisë nga përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit