Vazhdon përplasja mes policisë dhe banorëve në fshatin Lumas, kundërshtohet ndërtimi i ujësjellësit

Mos i humb

Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë janë ngritur sërish ne protestë ditën e sotme pasi kundërshtojnë një plan projekt për futjen në tubacione të ujit që rrjedh nga burimi i Sinecit.

Ata protestuan edhe pak ditë më parë për të mbrojtur burimin e ujit të Sinecit.

Banorët u shprehën se nuk lejojnë tu marrin ujin pasi është i vetmi burim që i mban në këte zonë.

Gjatë protestave të kaluar pati edhe përplasje mes banorëve dhe policisë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Bashkia, e cila deklaroi se burimi nuk është pronë e banorëve, por është publike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit