Vazhdon rritja e numrit të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19 në Brazil, Meksikë dhe Indi

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 33.846 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.402.041 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa me 1.280 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 59.594. 

Tejkalon 10 mijë numri i vdekjeve në Rio de Janeiro 

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 280.380 raste dhe 14.763 vdekje nga COVID-19. 

Ndërkohë tejkalon 10 mijë numri i vdekjeve në Rio de Janeiro i cili është rajoni më i prekur nga pandemia pas Sao Paulo-s. Virusi në Rio de Janeiro popullsia e të cilit tejkalon 16 milionë ka shkaktuar vdekjen e 10.080 personave dhe ka prekur 112.611 të tjerë. 

Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 të tilla si humbje të shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë. 

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine. 

Meksikë, arrin në 226.089 numri i rasteve nga COVID-19 

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 648 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 27.769, ndërsa me 5.432 raste të reja është rritur në 226.089 numri i rasteve me COVID-19. 

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Indi, rritet në 17.400 numri i vdekjeve nga COVID-19 

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 18.653 raste të reja duke e rritur në 585.493 numrin e rasteve, ndërsa me 507 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 17.400 numri i viktimave nga COVID-19. 

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 347.978 persona. 

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit