Vdekja e emigrantit sirian në Moravë, dyshohet se humbi jetën 3 ditë më parë nga i ftohti

Mos i humb

KORCE– Detaje të reja janë mësuar nga vdekja e emigrantit sirian në Malin e Moravës. Sipas burimeve 27-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën 3 ditë më parë për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës që kanë përfshirë juglindjen.

Ai është gjetur nga një grup klandestinësh të cilët kanë ndjekur të njëjtin shteg kalimi, dhe kanë qenë ata që lajmëruan policinë për trupin e pajetë.

Ndërkohë policia po punon ende për identifikimin e viktimës ndërsa do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë dritë mbi vdekjen e 27-vjeçarit i cili paraprakisht dyshohet që ka ndërruar jetë nga i ftoht

Klandestinët ecin me ditë të tëra nga shteti Grek drejt kufirit të gjelbër në Kapshticë e më pas synojnë kryeqytetin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit