Vdekja e “Xubit të Yzberishtit”, arrestohet shoferja që manovroi gabim dhe shkaktoi aksidentin e rëndë

Mos i humb

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me aksidentin në zonën e Yzberishtit në Tiranë ku humbi jetën Fatmir Avdillari i njohur ndryshe si “Xubi i Yzberishtit”.

Në pranga ka përfunduar drejtuesja e mjetit “Toyota” Ankela Mulleti, pasi bëri manovër të gabuar dhe u kthye majtas, duke i prerë kështu rrugën motorit Suzuki me të cilin udhëtonte Avdillari në bulevardin Migjeni ne Yzberisht.

Më pas motori u përplas me një mjet tip ‘Benz’ të parkuar, ndërsa trupi i Avdillarit u përplas mbi xhamin e parë të një makine ‘Opel’.

Dëmtime ka pësuar edhe shkaktarja e këtij aksidenti, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit