Vdekja në aksident e familjes Gushi/ “Më dhemb shpirti”, i moshuari në Patos: U mbyll një derë, u prish një fole e madhe

Mos i humb

“U prish një fole e madhe.

U mbyll një derë”.

Ky është rrëfimi prekës i një prej banorëve të Patosit, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të familjes Gushi, e cila humbi jetën dje në një aksident.

Me pikëllim të madh i moshuari pohoi për mediat se e njihte shumë mirë këtë familje, që kishte emigruar drejt Greqisë për një jetë më të mirë, por fati i tyre u pre dje në mes në një aksident tragjik.

“Ishte një familje shumë e mirë.

I kishte të tëra.

Edhe unë kur e mora vesh mbrëmë.

Qava.

Unë që e njoh, më dhëmb shpirt, sidomos ne prindërve.

U mbyll dera.

I njihja shumë mirë.

Ishin njerëz në hallet e veta.

Kanë bërë këtë shtëpi, me kursimet.

U prish një fole e madhe për mua dhe popullin e Patosit.”, tha i moshuari.

Eduart Gushit, 44 vjeç, gruas së tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva iu dha lamtumira e fundit nga familjarët mes dhimbjeve dhe lotëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit