Vdes gazetari De Vries i cili u plagos rëndë javën e kaluar në Holandë

Mos i humb

Ka vdekur gazetari Peter R. de Vries, i cili u plagos rëndë me armë javën e kaluar në Holandë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale njoftuan se De Vries i cili u sulmua dhe u plagos rëndë më 6 korrik vdiq në spitalin ku po trajtohej.

Kryetarja e Amsterdamit, Femke Halsema njoftoi se De Vries u qëllua nga të shtënat me armë në qendër të Amsterdamit mbrëmjen e 6 korrikut, ku u dërgua në spital me dëmtime serioze dhe gjendja e tij ishte e rëndë.

Halsema tha se De Vries u sulmua teksa po ecte drejt automjetit të tij pasi ai mori pjesë në një program në studion e televizionit RTL.

Halsema theksoi se De Vries ishte një gazetar i guximshëm. “Ai është një hero popullor”, tha ajo.

Gazetari 64-vjeçar, i cili luajti një rol të rëndësishëm në deshifrimin e organizatave të krimit të organizuar në Holandë, ishte i njohur për lajmet e tij të guximshme për botën e krimit.

De Vries gjithashtu fitoi Çmimin Ndërkombëtar Emmy në kategorinë e çështjeve aktuale në vitin 2008 për punën e tij duke hetuar zhdukjen e Natalee Holloway në Aruba në vitin 2005.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit