Veliaj: Bashkia, buxhet shtesë për përgatitjen e ekipit për Lojërat Olimpike

Mos i humb

Evangjeli Veli dhe Briken Çalja erdhën me medalje nga Kampionati Europian i Peshengritjes, që u mbajt në Moskë. Çalja fitoi Medaljen e Argjendit në shtytje dhe të Bronzit në dygarësh, ndërsa Veli mori medalje bronzi.

Të dy sportistët, së bashku me Presidentin e Federatës, Elez Gjoza, u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përgëzoi sportistët për arritjet.

“Dua t’i falenderoj të pestë kolegët, Evangjeli Velin, Briken Çaljan, Daniel Godellin, Erkan Qerimajn dhe Krenar Shorjan, që garuan, sepse jo vetëm na nderuan, por dy prej tyre sollën medalje. Për Brikenin dhe Evangjelin kam një mirënjohje të veçantë, do të thotë që mundi shpërblehet. Jam i bindur se është vetëm çështje kohe që të pestë të kthehen me medalje”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës do japë një buxhet shtesë për përgatitjen e ekipit tonë për Lojërat Olimpike, jo vetëm të peshëngritjes, por edhe të notit e të atletikës.

Whatsapp Image 2021 04 13 At 12.41.49 Pm

“Puna e mirë shpërblehet, bashkëpunimi shpërblehet! Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, ngrihemi më të fortë seç ishim kur u rrëzuam. Më vjen mirë që në një vit, ku patëm shumë sfida dhe shumë problematika, duke filluar nga tërmeti dhe pandemia, po kthehen lajmet e mira, duke filluar nga vaksina, rindërtimi, tani edhe medaljet në sport. Dua që t’i promovojmë modelet që realisht frymëzojnë. Ka ardhur koha që të frymëzohemi nga sportistët e mirë, nga nxënësit e mirë, nga njerëzit që punojnë në komunitet”, tha Veliaj.

Dy kampionët falenderuan kreun e Bashkisë për mbështetjen dhe premtuan se do sjellin medalje edhe nga Lojërat Olimpike.

“Falenderoj shumë kryetarin e bashkisë për mbështetjen që ka dhënë tek klubi jonë i Tiranës”, tha Veli. Ndërsa Çalja tha: “Doja të falenderoja kryetarin për suportin, pa harruar edhe klubin Tirana me shefen e klubit, gjithashtu edhe Federatën e Peshëngritjes për suportin dhe mbështetjen. Kjo është një nismë për Lojërat Olimpike, besoj që do të sjellim medaljen olimpike, atë që e presin shumë shqiptarët”, nënvizoi Çalja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit