Veliaj merr çmimin “Administratori më i mirë i vitit 2017”

Mos i humb

Dhoma Kombëtare e Tregtisë i ka akorduar kryebashkiakut Erion Veliaj çmimin “Administratori më i mirë i vitit 2017”, për transformimin e Tiranës.

Veliaj mori çmimin gjatë një mbrëmjeje gala dhe vlerësimi vjen edhe si një mirënjohje që komuniteti i biznesit ka ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pasi administrimi i mirë i qytetit sjellë edhe një klimë më të mirë për të bërë biznes në Tiranë.

Ky nuk është çmimi i parë që merr kryetari i Bashkisë së Tiranës, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë. Vetëm pak javë më parë ai u vlerësua me çmim për iniciativat inovative që ka ndërmarrë në krye të Bashkisë së Tiranës./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit