Veliaj: Parku i Liqenit të Vaqarrit do të kthehet në mushkërinë e tretë të kryeqytetit

Mos i humb

Parku i Liqenit të Vaqarrit shumë shpejt pritet të kthehet në mushkërinë e tretë për kryeqytetin.

Biznese dhe institucione shtetërore dhuruan 4 mijë pisha të zeza dhe të buta, të cilat do të mbillen në këtë park. Nismës iu bashkua edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila kontribuoi në mbjelljen e pemëve në kujtim të 42 ushtarakëve të rënë dëshmorë në misione të ndryshme.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se, pavarësisht profesionit, t’i shërbesh qytetit është një detyrë qytetare që duhet të bëhet nga të gjithë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për modelin që ka sjellë në krye të Bashkisë së Tiranës, duke lënë një kontribut të vlefshëm edhe për brezat e ardhshëm të qytetit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit