Veliaj takon ish-ambasadoren Kim: Avokate e palodhur e Shqipërisë

Mos i humb

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar në Washington DC edhe me ish-ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

Veliaj e cilësoi ish-ambasadoren Kim avokate të palodhur të Shqipërisë

“I lumtur që u takova me miken e vjetër, ish ambasadoren e SHBA-së dhe avokaten e palodhur të Shqipërisë, Yuri Kim, në Washington DC. Ajo ka të drejtë kur thotë: ‘Ti mund të largohesh nga Shqipëria, por Shqipëria nuk largohet kurrë nga ty’. Mezi pres të shtojmë bashkëpunimin mes qyteteve përtej Atlantikut, teksa Tirana përgatitet të presë B40 në 2024”, shkruan Veliaj.

Yuri Kim mbylli mandatin e saj në Tiranë, për t’u kthyer në Washington, aty ku Presidenti Biden i ka caktuar një detyrë më të lartë, përgjegjëse për Çështjen evropiane, si Zëvendësndihmës Sekretare e Shtetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit