
Një anije e llojit velierë me flamur italian ka ngecur në cekëtinë pranë Triportit në Vlorë.
Ekipet e rojeve bregdetare po mundohen ta nxjerrin me vinç pasi është shumë afër bregdetit për ta nxjerrë me anë të një anijeje tjetër.
Mësohet me mjeti lundrues me flamur italian kishte në ekuipazh një ruse dhe një çift ukrainas, të cilët pas ngecjes së anijes janë larguar duke e lënë kapitenin vetëm.
Dyshohet se shkak për bllokimin e ekuipazhit është bërë mosorientimi i ekuipazhit, të cilët në vend që të shkonin drejt portit të Vlorës, janë larguar gabimisht drejt Triportit.
Fatmirësisht ky incident ka kaluar pa dëme material apo njerëz të lënduar


