Veliu: Këtë takim se kemi ftuar për të diskutuar për zgjedhje

Mos i humb

Çështjet aktuale që e preokupojnë vendin dhe arritja e një konsensusi , lidhur me temat e mëdha për vendin si dhe dakordimi për vazhdimin e takimeve të tilla nga partitë politike, të cilat do të organizohen me rotacion, ishin tema për të cilat u tha se u mor vendim në tryezën e a e LDK-së.

Në këtë takim i cili zgjati dy orë e gjysmë morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha partive politike, por jo liderët e tyre.

Agim Veliu, si përfaqësues i LDK-së, pas takimit tha se është një fat i mirë,  që kësaj  tryeze  i janë përgjigjur të gjitha subjektet politike, të cilat kanë dhënë qëndrimin dhe këndvështrimin e vet për problemet apo çështjet aktuale. Por tha se nuk e kishin ftuar këtë takim për të folur për zgjedhje.

Veliu: Se kemi ftuar takimin, të bisedojmë për zgjedhje

”Jemi marrë vesh që tryezat me fillu me një rotacion nga subjektet që janë të interesuara me organizu  tryeza të tilla. Unë e pash që secili subjekt politik, e ka gatishmërinë që të organizojë dhe këto tryeza do të vazhdojnë shumë shpejt, ndoshta javën e ardhshme do të jetë tryeza e radhës. Pastaj në atë do t’i konkretizojmë temat dhe më tutje dhe do t’i diskutojmë dhe do të bëjmë përpjekje me gjet zgjidhje, me pas konsensus për çështje që janë me interes për Kosovën. Ne këtë takim nuk e kemi ftuar për të diskutuar për zgjedhje. Por e kemi ftuar me diskutu me subjektet politike. Me bë përpjekje me gjet zgjidhje për çështjet që janë me interes për Kosovën”, tha nënkryetari i LDK-së.

Ndërkaq shefi i Grupit parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi tha se në këtë takim u dakorduan që takimet e tilla të vazhdojnë dhe në të ardhmen. Ndërsa tha se nuk është koha për zgjedhje.

Krasniqi: S’është rendi i zgjedhjeve

“Trajtuam një gamë të çështjeve të cilat pajtohemi, që  duhet të kenë një pjesëmarrje një gjithë përfshirje, një konsensus të partive politike,  të spektrit politik, në mënyrë që t’i tejkalojmë në një mënyrë me të shpejtë dhe me të lehtë. Veçanërisht ato që ndërlidhen me temat si themelimi i ushtrisë, dialogu për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, themelimi i  asociacionit të komunave me shumicë serbe, por dhe procesi i reformës së përgjithshme në kuadër të integrimit evropian si dhe reformës zgjedhore…..  S’është rendi i zgjedhjeve. Qëndrimi i PDK-së është i qartë, është i saktë. Ne mendojmë se ky mandat qeveritar,  duhet të shkoj deri në fund.  Ne mendojmë se Kosovës i duhet stabiliteti qeverisës dhe opozita e fuqishme pse jo. Në këtë moment nuk kemi nevojë as hapësirë për zgjedhje të parakohshme. Si ka 7, 8 muaj që kemi pasur pr ocesin e fundit zgjedhor. Dhe ky është qëndrimi i PDK-s.  Por nëse partitë që kanë interes me shku në zgjedhje arrijnë shumicën për me qu vendin në zgjedhje,  ne jemi të gatshëm”, tha ai.

E Dardan Sejdiu, e cilëson si hap përpara dakordimin për dy gjëra,  që të kenë  takime të tilla dhe që këto takime të organizohen me rrotacion,  nga secili subjekt apo grup parlamentar. Ndërsa tha se në këtë takim është diskutuar dhe çështja e zgjedhjeve.

Sejdiu: Diskutuam dhe për zgjedhjet

“ Në takim u diskutua secila temë,  përfshirë dhe temën e zgjedhjeve. Secili subjekt shpërfaqi qëndrimet e veta mbi këtë temë. Dhe edhe unë shpërfaqa qëndrimin e  grupit të deputetëve të pavarur. Situata në të cilën jemi  dhe po e them këtu qëndrimin tonë. Qëndrimi jonë është i thjeshtë. Jemi në situatë paradoksale për herë të parë, ku kemi dhe Qeveri që ka telashe me numra por dhe opozitë e cila nuk i ka numrat për ta rrëzuar Qeveri. Në këtë situatë, një frymë e mirëbesimit është e domosdoshme”, tha ai.

Ndërsa Blerim Kuçi nga AAK tha i ka apo si ka numrat, Qeveria po funksionon.

Kuçi: Qeveria po funksionon

“Qeveria po funksionin, i ka apo si ka numrat ajo po funksionon. I ka mbi 61 deputetë. Opozita ka mundësinë me rrëzu Qeverinë dhe nuk e shfrytëzon. Sepse ajo është kategori kushtetuese. Çdo qeveri vie me 61 vota në pushtet dhe rrëzohet me 61 vota. Këtë proces nuk duhet me harru. Nuk është intenca e kësaj tryeze me shfaq ndonjë funksionim paralel të institucioneve tona. Ne do të vazhdojmë me tutje. Radhën me rrotacion, kësaj radhe e ka PDK.. Ne jemi marrë me iu thanë juve që kemi shfaq mendimet tona. Qe kjo është marrëveshja jonë e përbashkët. Unë muj me dal jashtë marrëveshjes me thanë mendimet e AAK-së por  po më duket që nuk është fer. Sepse nuk ka kuptim, ashtu jemi marrë vesh që me kriju njëfarë mundësie të vazhdimësisë, me u marr vesh për tema nacionale”, tha ai.

Bilall Sherifi tha se në këtë takim u diskutua për gjithçka. Ndërsa tha se Nisma konsideron se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, pasi që Qeveria sapo ka filluar punën dhe duhet t’i ipet  kohë dhe hapësirë ta vazhdoj punën e saj.

“Është diskutua në kuptimin e diskutimit për gjithçka. Gjithkush secila, secili përfaqësues i secilës parti ka thënë tërë atë që mendon dhe për mazhorancën, dhe për opozitën dhe për numrat dhe për mungesën e numrat edhe a i ka numrat edhe a si ka numrat”, tha ai.

Ndërkaq Ilir Deda u shpreh  i kënaqur që vetëdija e partive politike, është në nivel dhe se është kuptuar se konsensi nacional është mëse i nevojshëm për çështje të mëdha.

Në takim ka marr pjesë edhe  Gëzim Kelmendi nga partia Fjala.  Tryezat e tilla sipas tij janë një mashtrim.

Kelmendi: Kjo formë e tryezës, nuk do të arrijë ta çoj vendin në zgjedhje

“Kjo formë e tryezës nuk do të arrijë, as t’ia shkurtojë mandatin koalicionin qeverisës. Por nuk do të arrijë as ta çoj vendin në zgjedhje. Edhe më e rënda e kësaj tryeze ishte se asnjëri nga liderët e partive politike nuk ishte prezent prej partive të mëdha”, tha Kelmendi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit