Veliu nuk ka dalje nga kriza institucionale pa zgjedhje

Mos i humb

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk tërhiqet nga dëshira që vendi të shkojë në zgjedhje me rrëzimin e Qeverisë, ndërsa nuk konkretizojnë formën se si do ta rrëzojnë këtë Qeveri.

Se LDK nuk ka hequr dorë nga zgjedhjet e ka thënë edhe sot nënkryeatri i LKD-së Agim Veliu i cili po ashtu nuk e ka përjashtuar pjesëmarrjen në tryezën e partive politike e ftuar nga liberi i PKD-se Kadri Vesli .

Veliu duke folur rreth zgjedhjeve të reja tha se pa zgjedhje kriza institucionale nuk ka zgjidhje.

“Ne nuk kemi hequr dorë nga zgjedhjet, sepse zgjedhjet në një situatë të tillë të krizës janë të nevojshme dhe të domosdoshme, sepse pa zgjedhje kjo krizë nuk tejkalohet. Kështu që ne në radhë të parë i kemi dhënë rëndësi konsensusit. Nëse konsensusi nuk ka sukses, atëherë ne do të shkojmë në hapin tjetër”, tha Veliu për të shtuar më pas se LDK-ja do të marr pjesë në tryezën e thirrur nga PDK

“Sa i përket pjesëmarrjes tonë në tryezën e thirrur nga partit tjera, LDK do të jetë pjesëmarrëse”, u shpreh Veliu /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit