Vëllanë ia vranë e groposën në Nikël, sot i dogjën makinën, detajet e krimit në 2018-ën

Mos i humb

Një makinë është djegur gjatë natës në Krujë. Sipas burimeve mësohet se makina e djegur është në pronësi të vëllait të Eljon Hysës, i cili u gjet i vrarë dhe i groposur në Nikël më 14 korrik të vitit 2018.

Ngjarja më 14 korrik 2018

Eljon Hysa i cili ishtë në kërkim për vrasjen e një të riu në Saranda u vra dhe u gropos në Nikël 3 vite më parë.

Eljon Hysa, i njohur edhe me emrat Kejsi dhe Sahit Hysa, u gjet 10 ditë pas denoncimit për zhdukjen e tij.

Ai ishte ekzekutuar me një plumb në kokë dhe më pas është groposur pranë varrezave të Niklës në Fushë-Krujë.

Policia bëri të ditur se 34-vjeçari nga Laçi, me precedent penal dhe i shpallur në kërkim, është vrarë nga dy persona nga Nikla, njëri prej të cilëve i arrestuar dhe tjetri është shpallur në kërkim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit