Vendet që Brenton Tarrant frekuentoi vitet e fundit, vizitoi edhe Ballkanin!

Mos i humb

Detaje shtesë kanë vazhduar të dalin lidhur me personin të armatosur që shkaktoi sulmin në një xhami në Zelandën e Re.

Brenton Tarrant kishte vizituar Egjiptin dhe Greqinë në mars të 2016-ës dhe transmetuesi shtetëror turk TRT raporton se ai vizitoi Turqinë të njëjtin muaj, përpara se të kthehej në shtator dhe të qëndronte në vend për rreth shtatë javë.

Sipas CNN, agjencitë lokale të lajmeve kanë raportuar gjithashtu se ai vizitoi vendet e Ballkanit si: Serbinë, Malin e Zi, Bosnjen Hercegovinën dhe Kroacinë në fund të vitit 2016 dhe në fillim të 2017-ës, transmeton Indeksonline.

Madje ai kishte shkruar se pikëpamja e tij botërore kishte ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë udhëtimit në Evropë në vitin 2017.

Tarrant vizitoi Bullgarinë dhe Rumaninë në fund të vitit 2018 dhe se njihte shumë mirë historinë e gjithë rajonit.

Një vizitë tjetër e konfirmuar e tij është gjithashtu ajo në Pakistan në tetor të 2018-ës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit