Vendim i Qeverisë: Mërgimtarët më nuk mund të marrin Polica Kufitare për 2 javë

Mos i humb

Qeveria e Kosovës ka marrë përsipër Policën Kufitare të ua paguaj gjithë mërgimtarëve.

kanë ardhur ankesa që mërgimtarët më nuk po mund ta marrin Policen Kufitare më për 2 javë, por mund ta posedojnë minimum për 1 muaj.

BKS në përgjigjen e tyre ka treguar se si dhe ku mund të merren Policat Kufitare.

“Lidhur me rregullat për të marrë në posedim Policën Kufitare, Sigurimi i Detyrueshëm Kufitar mund të merret në të gjitha pikat kufitare dhe në zyrën qendrore në Prishtine me dokumentet personale të mjetit motorik, kurse, Sigurimi i Detyrueshëm Kufitar një muaj është pa pagesë pas marrjes përsipër të këtyre obligimeve nga Qeveria e Kosovës”, thuhej në përgjigjen e tyre fillimisht.

Tutje, Byroja tregoj se pse qytetarët më nuk mund ta marrin në posedim për dy javë Policen Kufitare por vetëm për një muaj e më shumë.

“Vendimi është marrë nga Qeveria e Kosovës dhe BKS vetëm se po e zbaton si vendim të tille, dhe gjithashtu do te vazhdoj me zbatimin e këtij afati te përcaktuar deri ne fundvit respektivisht deri me datën 31.12.2020”, thuhej në përgjigjen e BKS-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit