Vendimi i EMAs- për AstraZenecan, pas Italisë edhe Franca dhe Gjermania rinisin procesin e vaksinimit

Mos i humb

Pas vendimit të Agjencisë Evropiane të Barnave, që doli në përfundimin se vaksina AstraZeneca nuk shkakton mpiksje të gjakut, shtete si Italia, Gjermania dhe Franca, të cilat e kishin pezulluar përkohësisht injektimin e kësaj vaksine në popullatë, priten të rinisin procesin e vaksinimit.

Lajmi në rastin e Italisë është vërtetuar nga kryeministri Mario Draghi. Në Francë, kryeministri Jean Castex tha se nuk ka asnjë arsye që vendi të mos e rifillojë vaksinimin me AstraZeneca.

Ndërsa Gjermania e ka konfirmuar rifillimin, me anë të një njoftimi të autoriteteve në Berlin. Letonia, Lituania, Qipro, Luksemburgu dhe Sllovenia do e rifillojnë përdorimin e vaksinës, ndërsa Portugalia, Spanja dhe Holanda do e rifillojë të hënën.

Kujtojmë se prej javësh, vaksina e prodhuar nga Oxrofd-AstraZeneca ka qenë në shënjestër të mediave dhe ekspertëve, për shkak të pretendimeve se shkakton mpiksje të gjakut.

Në 17 milionë dozat e bëra në mes të Evropës dhe Britanisë së Madhe deri më tani, vetëm 37 raste janë konfirmuar se kanë pasur komplikacione të mëvonshme, një shifër kjo e papërfillshme sipas ekspertëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit