Vendimi i Gjykatës për rikthimin e Kopshtit Botanik UT, Vokshi: Hapi i parë i ndalimit të vjedhjes me vendim special të qeverisë të 15 hektarëve

Mos i humb

Deputetja e zgjedhur e PD Albana Vokshi e cilëson vendimin e Gjykatës Administrative për Kopshtin Botanik lajmin më të mirë të javës. Vokshi deklaron se vendimi shkon kundër qëllimit të Ramës dhe Veliajt për ta tjetërsuar Kopshtin Botanik për interesa korruptive.

Sipas saj, ky është hapi i parë i ndalimit të vjedhjes me vendim special të qeverisë të 15 ha të Kopshtit Botanik, ku rriten 2 mijë specie bimore.

“NJË HAP MË SHUMË NË ANËN E DREJTË

Vendimi i Gjykatës Administrative për t’i kthyer #Kopshtin #Botanik Universitetit të Tiranës është lajmi më i mirë i javës.

Vendimi shkon kundër qëllimit të Ramës dhe Veliajt për ta tjetërsuar Kopshtin Botanik për interesa korruptive.

Ky është hapi i parë i ndalimit të vjedhjes me vendim special të qeverisë të 15 ha të Kopshtit Botanik, ku rriten 2 mijë specie bimore.

Duke mbetur kështu siç është, Kopshti Botanik do t’u shërbejë brezave të studentëve dhe kërkuesve shkencorë.

Falenderoj Rektorin #Koni dhe të gjithë #pedagogët dhe #studentët që nuk hoqën dorë nga kjo betejë e drejtë, pavarësisht presioneve e shantazheve.
#PD do të vazhdojë të jetë cdo ditë në krah për të drejtat e tyre”, deklaron Vokshi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit