Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për listat, reagon PD: Nuk i shërben ligjit, rezultati i 25 prillit do të tregojë që…

Mos i humb

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, reagon pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të mos pranuar vendimin e mëhershëm të KAS për listën me 222 kandidatë të PD.

Kaso shkruan në “Facebook” se ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.

Deklaratë e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore Ivi Kaso:

Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për listën e deputetëve nuk është vendim që respekton ligjin elektoral. Ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.

Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend.

Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit