“Vendimi i SHBA-ve ndikon negativisht për bizneset e Kudsit”

Mos i humb

Sipas Dhomës së Tregtisë së Kudsit, vendimi i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të njohur zyrtarisht Kudsin si “kryeqytet të Izraelit” ka ndikuar negativisht në bizneset e qytetit të shenjtë.

Në një prononcim drejtori i Dhomës së Tregtisë së Kudsit, Fadi al-Hidmi, tha se “vendimi i presidentit Trump ka ndikuar negativisht në tregun e qytetit dhe biznesin e turizmit”.

Al-Hidmi theksoi se në ditët e fundit ka pasur një rënie dramatike të numrit të turistëve dhe rezervimeve të hoteleve, duke shkaktuar një rënie ekonomike në qytet. “Shqetësimet e sigurisë janë arsyeja kryesore për këtë rënie. Shumë rezervime janë anuluar pas vendimit të SHBA-ve”, tha al-Hidmi.

Ai shtoi se edhe para lëvizjes së SHBA-ve, sipërmarrësit palestinezë janë ankuar për vështirësitë e marrjes së licencave izraelite për të filluar një biznes turistik ose për të riparuar dyqanet ekzistuese.

“Nga tani, ndoshta do të jetë e pamundur të marrësh një licencë”, u shpreh ai, duke shtuar se Izraeli do të përdorte lëvizjen e SHBA-ve për të rritur presionin mbi palestinezët dhe bizneset në qytet.

Në vijim, Al-Hidmi tha se çmimet e tokës dhe apartamenteve në Kuds me gjasë do të rriten në mënyrë dramatike pas vendimit të SHBA-ve. “Kompanitë që planifikonin të zhvendosin selinë e tyre në Kuds do t’i kap paniku, gjë e cila me siguri do të shkaktojë një rritje të çmimeve”, tha kreu i Odës së Tregtisë së Kudsit.

Pasi Trump njoftoi njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”, ky veprim ka shkaktuar protesta në territoret palestineze dhe në disa vende arabe dhe muslimane. Kudsi mbetet në zemër të konfliktit Palestinë-Izrael, me palestinezët duke shpresuar që Kudsi Lindor, tani i pushtuar nga Izraeli, mund të shërbejë si kryeqytet i një shteti palestinez./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit