“Vendimi i Trumpit është përtej absurditetit, mosrespekt dhe arrogancë”

Mos i humb

Lideri i Partisë DENK të Holandës, Tunahan Kuzu lidhur me vendimin e qeverisë së SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit tha se “Njohja e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga Trumpi, nënkupton dhënien e legjitimetit për pushtimin ilegal shumëvjeçar të Izraelit”.

Kuzu në një deklaratë lidhur me vendimin e Trumpit për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit tha se ky vendim do të shkaktojë një krizë shumë të madhe.

“Ne e shohim si një absurd të madh. Ne ishim mësuar me absurditetet e Trumpit por ky vendim është përtej absurditetit, është mosrespekt dhe arrogancë”, tha ai.

Ai vuri në dukje se Jerusalemi është gjithmonë në prag të një kaosi të ri për shkak të dallimeve fetare dhe etnike në këtë rajon.

“Njohja e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga Trumpi, nënkupton dhënien e legjitimetit për pushtimin ilegal shumëvjeçar të Izraelit. Ky vendim i SHBA-ve është po ashtu shpërblim i Netanyahut. Netanyahu në vend se të dënohet për politikat e tij pushtuese të cilat i ka intensifikuar gjatë viteve të fundit, po shpërblehet. SHBA duhet të heqë dorë menjëherë nga ky vendim”, thekson Kuzu.

Sipas tij, partia DENK do të jetë gjithmonë pranë popullit palestinez.

“Ky vendim dhe vendimet e tilla tregojnë se ne duhet ta njohim në mënyrë urgjente shtetin e Palestinës. Sepse forcat të cilat e gjetën fushën e lirë, në vazhdimësi po i shkelin të drejtat e palestinezëve dhe po i ushtrojnë persekutim populit palestinez. Ne do të kemi përsëri iniciativa, ashtu sikur ato që i kishim në Parlamentin e Holandës për njohjen e Palestinës si shtet”, tha Kuzu.

“Pa patur drejtësi, nuk mund të arrihet paqja”

Gjithashtu edhe lideri i partisë NIDA, El Ouali tha se Trumpi dhe Izraeli përsëri nuk kanë përfilluar të drejtën ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara, palestinezët dhe të gjithë botën.

“Ky është një qëndrim i shkujdesur, i cili shkakton rritjen e padrejtësisë dhe largimin e paqes. Pra, pa patur drejtësi nuk mund të arrihet as paqja. Jo vetëm padrejtësia, por me këtë do të rritet edhe rezistenca. Herët apo vonë Trumpi dhe Izraeli do të ballafaqohen me padrejtësinë e bërë”, tha El Ouali./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit