Vendos AKR-ja: Ky pritet të jetë ministër i MPB-së

Mos i humb

Aleanca Kosova e Re  ka marrë vendim që Bejtush Gashi ta zëvendësoj Flamur Sefajn në pozitën e ministrit të MPB-së .

Bejtush Gashi, i cili ka qenë më parë zv/ministër i Ministrisë së FSK-së, pritet që nesër të emërohet edhe zyrtarisht nga kryeministri Haradinaj në këtë pozitë.

Burime të portalit Veriu. info  bëjnë të ditur se sot pasdite AKR e ka dërguar emrin e Bejtush Gashit në zyrën e kryeministrit Haradinaj.

Kujtojmë se para disa ditësh kryeministri Haradinaj kishte shkarkuar ministrin nga radhët e AKR-së, Flamur Sefaj, për shkak të skandalit me deportimit e gjashtë “gylenistëve” për në Turqi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit