Franca me qëllimin për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron të koronavirusit të ri (COVID-19) vendosi kufizimin e udhëtimit për udhëtarët që vijnë nga Britania, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i qeverisë së Francës, Gabriel Attal, në një deklaratë për kanalin BFMTV theksoi se për udhëtarët që vijnë nga Britania që nga data 18 dhjetor do të kërkohet testi PCR i kryer në 24 orët e fundit ose testi i antigjenit.
Këto udhëtarë duhet të izolohen 7 ditë pas mbërritjes në Francë, njoftoi Attal, i cili theksoi se udhëtimi nga Britania drejt Francës mund të kryhet vetëm në situata të detyrueshme.
Pasi tha se kufiri me Britaninë do të kontrollohet më rreptësishtë, Attal informoi se numri i rasteve lidhur me variantin Omicron në vend është rritur në 240.
Dje në Britani u regjistrua “numri më i lartë i rasteve për këtë vit” me përcaktimin e 78.610 rasteve të COVID-19 në 24 orët e fundit.


