Venezuela do të luftojë në mënyrë më efektive ndaj pandemisë falë ndihmave nga Turqia

Mos i humb

Ambasadori i Turqisë në Karakas, Şevki Mütevellioğlu deklaroi se Venezuela do të mund të luftojë në mënyrë më efektive kundër koronavirusit të ri (COVID-19) pas ndihmave me pajisje mjekësore që Turqia dërgoi në këtë vend.

Mütevellioğlu në një prononcim për Anadolu Agency (AA) vlerësoi ndihmat që Turqia i dërgoi javën e kaluar në Venezuelë, gjendjen e fundit në vend në lidhje me pandeminë si dhe projektet që Turqia i zhvillon në fushën e shëndetësisë në Venezuelë.

Ai njoftoi se në kuadër të ndihmës së dërguar në vend kanë arritur 25 respiratorë, 40.000 teste PCR, 150.000 maska, veshje mbrojtëse dhe pajisje të tjera. Ai theksoi se në kuadër të ndihmës në vend gjithashtu janë dërguar edhe pajisjet mjekësore të siguruara nëpërmjet projekteve të ndryshme nga Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA).

Mütevellioğlu tha se avioni në rrugën e kthimit ka dërguar 4 shtetas turq të cilët për shkak të ndalimit të fluturimeve kishin mbetur në Venezuelë.

– “Venezuela do të luftojë në mënyrë më efektive kundër pandemisë”

Diplomati turk duke theksuar se Venezuela po përjeton vështirësi në sigurimin e pajisjeve mjekësore për shkak të sanksioneve të njëanshme dhe vështirësive ekonomike, potencoi se ndihmat e Turqisë në këtë vend janë pritur me gëzim.

“Venezuela, vendi i Amerikës Latine, do të mund të luftojë në mënyrë me efektive kundër COVID-19 falë projektit të ndihmës humanitare të përgatitur me udhëzim të presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan, i ndjekur afërsisht nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro dhe me përpjekje intensive të ministrit të Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministrit të Shëndetësisë, Fahrettin Koca dhe ministrit të Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe zyrtarëve përkatës”, u shpreh Mütevellioğlu.

Mütevellioğlu potencoi se të gjitha pajisjet, përfshirë respiratorët janë produkte të inxhinierisë dhe industrisë turke, të cilët do të mundësojnë një kontribut të rëndësishëm në kapacitetet e Venezuelës në luftën kundër COVID-19 si dhe promovimin e potencialit të Turqisë.

Ambasadori turk shprehu shpresën se bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë do të vazhdojë duke u rritur edhe në periudhën e ardhshme.

Ai informoi rreth projekteve të TIKA-s në fushën e shëndetësisë që ka zhvilluar në Venezuelë, duke veçuar pajisjet mjekësore që i ka dhuruar spitalit “Hugo Chavez”.

Mütevellioğlu gjithashtu tha se disa pacientë që nuk kanë mundësi të sigurojnë trajtim shëndetësor për shkak të kushteve të vështira në Venezuelë, transferohen në Turqi nën mbikëqyrjen e Ministrisë turke të Shëndetësisë, një bashkëpunim që sipas tij do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Mes tjerash, ambasadori turk në Karakas theksoi se marrëdhëniet bilaretale ekonomike, pavarësisht pandemisë COVID-19 janë duke u zhvilluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit