Veprimi i Visar Ymerit që e shtyri Kurtin të kandidojë për kryetar të VV-së

Mos i humb

Intervista e ish-kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në një televizion e kishte shtyrë Albin Kurtin të marrë vendimin për të kandiduar për kryetar të partisë. Kështu pretendon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina.

Ajo thotë se në mbledhjen e Kryesisë së Vetëvendosjes me grupin parlamentar Albin Kurti ka treguar se gjatë kohës sa ishte në burg dhe kishte parë intervistën e Visar Ymerit dhe refuzimin e një grupi të Vetëvendosjes të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë kishte vendosur të kandidojë.

“Në mbledhjen e fundit, Albin Kurti e ka pohuar se vendimin për të kandiduar për kryetar të Lëvizjes e kishte marrë pas një interviste të Visar Ymerit në Rubikon, gjatë kohës sa ai qëndronte në burg dhe pas mospjesëmarrjes së Visarit dhe të tjerëve në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm”, ka thënë Pantina./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit