Veseli: Çdo Qeveri që rrezikon raportet me SHBA dhe bazën e Bondsteel mund të bie

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i koalicionit qeveritar ka thënë se çdo Qeveri që rrezikon raportet me SHBA dhe bazën e Bondsteel mund të bie.

Kështu ka deklaruar Veseli sot në Mitrovicë, në hapjen e qendrës së inovacionit dhe ndërmarrësisë në Mitrovicë. Sipas tij, asnjë Qeveri nuk mund të rrezikojë raportet me Shtetet e Vashkuara të Amerikës.

“Të gjitha Qeveritë mund të ecin e Bondsteeli jo. Asnjë Qeveri nuk mund të rrezikojë raportet e shenjta me SHBA. Ju e keni vërejt që unë jam tërhjek nga ky debat dhe po më vjen turp se si po e trajtojnë qytetarin tonë. Nik bënë kështu. Kemi obligime. Kushtetuta është dhe ligjet janë. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, ka deklaruar lideri i koalicionit qeverisës, Kadri Veseli, pas hapjes së qendrës së inovacionit dhe ndërmarrësisë në Mitrovicë.

Ndër tjerash, Veseli ka thënë se Serbisë duhet t’i përgjigjemi ashtu si e meriton.

“Serbisë do ti përgjigjemi ashtu si e meriton. Si me tarifë ashtu edhe me reciprocitet. Nuk duhet me marrë këtë pjesë si sherr të vetvetes se e kanë tepruar disa duke e marrë si individuale. Nuk mundet askush vet me mbrojt Kosovën. Ju kujtohet kur i pata thënë Avduallahut që me na lanë edhe neve me i ndihmu me mbrojt Kosovën. Edhe këta tjerët, njësoj duhet me ditë që më së miri Kosova mbrohet nga të gjithë bashkërisht. Ne politikanët e kemi përgjegjësi me ju përgjigj qytetarëve, Kushtetutës dhe ligjeve të cilat janë në fuqi. I shenjtë është sovraniteti i Kosovës”, ka thënë ai.

Me këtë rast shkruan Zëri,  duke folur para qindra studentëve dhe profesorëve në Universitetin e Mitrovicës ku do të jetë e vendosur qendra e inovacionit, Veseli ka thënë se çelësi i zhvillimit ekonomik qëndron tek sektori privat, tek industria prodhuese, tek ekonomia e dijes dhe shkathtësive teknologjike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit