Veseli i quan Kurtin dhe Thaçin manipulues politik

Mos i humb

Protesta e thirrur nga Albin Kurti dhe vizita e befasueshme e Hashim Thaçit në liqenin e Ujmanit, ka bërë që kryetari i Kuvendit të Kosovës t’i quaj manipulues Kurtin dhe Veselin.

Veseli është aktivizuar gjatë ditës së sotme përmes një shkrimi në llogarinë e tij, ku ka thënë se Kosova nuk ka fituar asgjë. Ka thënë se humbën qytetarët e saj dhe u lëndua shteti i Kosovës.

Ka bërë thirrje që kjo politikë e mbrapshtë që krijon situata manipuluese dhe të rrezikshme për vendin duhet të marrë fund.

Postimi i plotë i tij:

Sot nuk fitoi asgjë Kosova. Sot humbën qytetarët e saj, u lëndua besimi i tyre në shtetin e Kosovës. Sot fituan inatet kundër njëri tjetrit dhe manipuluesit politikë.

Një gjë duhet ta ketë të qartë secili: Kosova, sovraniteti i saj, integriteti i saj territorial, kufijtë e saj, veriu i saj, nuk mbrohen me demonstrime të rrejshme patriotike kundër njeri tjetrit. Duhet të marrë fund kjo politikë e mbrapshtë, që prodhon situata manipuluese dhe të rrezikshme për vendin, të tilla si të ditës së sotme.

Ka vetëm një mënyrë për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe vetë shtetin e Kosovës: duke qëndruar të bashkuar përballë Serbisë. Rrugët tjera e kanë një emrues të përbashkët: dështimin dhe dëmtimin e shtetit. Pa asnjë dilemë!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit