
Pas kryeministrit Ramush Haradinaj, deklaratave të Kocijançiqi është kundërpërgjigur edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Ai në një status në Facebook, ka thënë se Trepça nuk do të jetë çështje e hapur për dialog me Serbinë.
Sipas kryekuvendarit, Bashkimi Europian është duke e rrënuar perspektivën e dialogut dhe të fqinjësisë së mirë.
“Trepça, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë. Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. Trepça është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë”, ka shkruar Veseli.
Gjatë ditës, kryeministri Haradinaj në kundërpergjigjëjen e tij ndaj Kocijançiçit, ka thënë se BE-së i ka humbur rruga në oborr.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, për mediat serbe ka deklaruar se për Trepçën do të vendoset në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.


