Veseli: Korrupsionin duhet ta luftojmë vetë ne

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në tryezën me temën “Qeverisja e mire dhe transparenca dhe llogaridhënia”, ka thënë se memorandumi i arritur dy vite më parë ndërmjet Kuvendit të Kosovës, Qeverisë dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe ka pasur shumë efekte pozitive në procesin e rekrutimeve dhe përzgjedhjeve të kuadrove në fusha të ndryshme.

Ai gjatë tryezës me temën “Qeverisja e mire dhe transparenca dhe llogaridhënia”, theksoi se iniciativa të tilla janë hapa konkretë të gatishmërisë së institucioneve të Kosovës për të punuar bashkërisht me partnerët perëndimorë, si Britania e Madhe, në thëllimin e reformave të domosdoshme demokratike.

Në kuadër të këtyre reformave, shtoi kryetari Veseli, qëllimi ka qenë dhe mbetet rritja e transparencës, llogaridhënies dhe mirëbesimit të qytetarëve në konkurrencën e drejtë për pozita te larta publike dhe menaxhuese.

“Pas dy viteve eksperience mund të themi se rezultatet janë pozitive, të kënaqshme! A mundemi me shumë? Gjithsesi! Forcimi i transparencës dhe llogaridhënies në demokracinë tonë të re është mjeti më i fuqishëm i rritjes se profesionalizmit dhe efektivitetit të shërbimit tonë publik për qytetarin”, tha ai.

Në vazhdim, kreu i Kuvendit tha se transparenca parandalon gabimet e qëllimshme dhe ndihmon përmirësimet e nevojshme.

“Vizioni i Kosovës është një dhe i vetëm: integrim i plotë në sistemin e vlerave demokratike, të cilat i ndajnë së bashku Britania e Madhe dhe vendet e Bashkimit Evropian, edhe tani pas ndarjes formale të BREX-it”, theksoi Veseli.

Ai theksoi vendosshmërinë e institucioneve për të ecur përpara me fuqinë e ideve të shëndosha, inovatore dhe përfshirje të të gjitha kapaciteteve kadrovike, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe forcimit demokratik të shtetit.

“Institucionet e Kosovës dhe bartësit e tyre kanë përgjegjësinë e parë dhe të fundit për implementimin e reformave demokratike në vend, zvogëlimit të dështimeve dhe rritjes së efikasitetit dhe përgjegjshmërisë! Korrupsionin dhe dukuritë përcjellëse të tij duhet t’i luftojmë vetë ne. Nevojitet përkrahje dhe bashkëpunim i shoqërisë civile dhe mediave në këtë mision”, tha Veseli.kp

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit