Veseli mbron Presidentin Thaçi, akuzon opozitën për manipulim

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka quajtur absurd dhe manipuluese, kërkesën e opozitës që të martën të mbahet seanca e Kuvendit, lidhur me dialogun.

Veseli në një tryezë në Mitrovicë ku është folur për dialogun me Serbinë dhe korrigjimin e kufijve, ka thënë se partitë opozitare kanë zgjedhur rrugën e opozitarizmit destruktiv.

“Kanë thirrur një seancë e cila do të jetë të martën, gjoja për votimin e një rezolute për mbrojtjen e territorit të Kosovës, por shihet qartë se është manipuluese”.

“Prej që jam në krye të Kuvendit nuk ka marrë ndonjë kërkesë më absurde dhe manipuluese”, ka thënë Veseli.

Veseli u ka bërë thirrje partive opozitare që të bashkohen në procesin e dialogut me Serbinë.

Kreu i Kuvendit duke folur për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ka thënë se kjo gjë nuk e rrezikon ndarjen e Kosovës, pasi sipas tij kjo pjesë ka qenë gjithmonë e Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit