Veseli: Në kohë të vështira konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës

Mos i humb

Kryeparlamentari Kadri Veseli përmes rrjetit të tij social në facebok ka kujtuar Hilmi Haradinajn, babain e kryeminsitrit të vendit, i cili vdiq sot.

Veseli shprehi ngushëllimet më të thella për humbjen e një njeriu i cili dha shumë për çlirimin e vendin, ai e e quajti shtëpinë e Himli Haradinaj si konakun e lirisë së Kosovës pasi aty kanë gjetur strehim gjatë kohës së formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë:

“Lajmi për vdekjen e bacës Hilmi më pikëlloi shumë. E njoha në ditët e vështira për Kosovën, atëherë kur së bashku me djemtë e tij e qindra të tjerë nga e gjithë Kosova po krijonim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës. Ngushëllime kryeministrit Haradinaj, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin këtë burrë të nderuar të Dukagjinit dhe mbarë Kosovës”, ka shkruar Veseli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit