Veseli: Në nëntorin kuq e zi, të gjitha rrugët çojnë në Prekaz

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë sot pasdite homazhe në kompleksin memorial të UÇK-së bashkë me kabinetet qeveritare të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeparlamentari Veseli i shoqëruar nga kryeministrat Edi Rama e Ramush Haradinaj dhe bashkë me vëllain e komandantit legjendar Adem Jashari, Rifatin, kanë vendosur kurora lulesh tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

“Në nëntorin kuq e zi të kombit tonë, të gjitha rrugët çojnë në PREKAZ”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Po ashtu, Veseli me këtë rast ka thënë se integrimi i dy vendeve në Bashkimin Evropian mbetet prioritet./Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit