“Veseli për agjendat e tij personale ka dështuar punën e Kuvendit”

Mos i humb

Çakordimi i partive brenda koalicionit qeverisës dhe organizimi i seancave nga kryeparlamentari Kadri Veseli bazuar në agjendën e tij personale, janë arsyet pse Kuvendi ka dështuar në përmbushjen e agjendës për vitin 2018.

Kështu ka deklaruar, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo deklaroi se si koalicion qeverisës, PDK, AAK dhe NISMA, nuk janë duke arritur të kenë shumicën në Kuvend për t`i kaluar as propozimet e tyre.

“Kuvendi ka dështuar në përmbushjen e agjendës së vet për dy arsye e para është për shkak të dështimit dhe çakordimit total të partive brenda koalicionit qeverisës të cilat nuk arrijnë thuajse kurrë që të kenë shumicën e nevojshme për të kaluar propozimet që ata vet i sjellin në Kuvend si qeveri, madje as për çështjet siç është ligji i buxhetit dhe e dyta ka të bëjë për shkak të një përcaktimi të keq dhe jo të akorduar të seancave nga ana e kryetarit të Kuvendit i cili shumë shpesh ato i cakton duke u bazuar në agjendën e tij personale ose i shtyn seancat e Kuvendit varësisht nga prezenca e tij personale por tek e fundit ai është vetëm një deputet kur voton”, tha Osmani.

Deputetja e LDK-së, tha se në krahasim me legjislaturat e kaluara, koordinimi i partive opozitare këtë mandat ka qenë më i mirë.

Osmani beson se si opozitë kanë ngritur çështje aq sa kanë mundur, duke pas parasysh edhe numrin e deputetëve që kanë në Kuvend.

Mirëpo sipas saj, iniciativat e partive opozitare shpesh herë kanë hasur në bllokadën e atyre në pushtet.

“Në qoftë se i shikojmë legjislaturat e kaluara shumë më shumë ka koordinim opozitar mes LDK-së dhe VV-së si parti kryesore opozitare në shumë raste edhe me PSD dhe numri i aktivitetet që kemi ngritur ne si LDK në këtë mandat është shumë fish më i madh se sa ato që opozita ka ngritur në të kaluarën. Absolutisht nuk mund të thuhet që nuk ka pas iniciativa të opozitës për të kundërshtuar qeverisjen por duhet ta keni parasysh që opozita i ka 57 vota dhe brenda atyre votave mundet me arrit diçka sepse sa herë kemi pas ne rezoluta ose dokumete që kemi propozuar ato janë bllokuar sepse deputetët e pushtetit nuk kanë marrë fare pjesë në votim duke mos mundësuar kështu kourumin, ky ka qenë problemi themelor”, u shpreh Osmani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit